http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjedhjen me te madhe qe ju ka bere shteti shqiptareve ne keto 23 vite. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Lulzim Basha, paketën fiskale te 2015. Ai pohoi se ekspertet kishin bere këtë llogaritje për leket qe do te paguajnë me shume qytetaret vitin tjetër. Po duke ju bazuar llogaritjeve, Basha tha se fuqia blerëse do vije drejt rënies duke thelluar krizën ne vend. Basha nuk la pa përmendur edhe pezullimin e ndërtimit te Bulevardit te Tiranës. Kreu i opozitës nga takimi me studentet e qytetit studenti, beri thirrje per dyfishim te buxhetit për arsimin vitin qe vjen.