Ulni taksat, nxisni ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk është dakord me paketën fiskale që qeveria ka prezantuar një ditë më parë në komisionin e ekonomisë. Kreu i kësaj dhome, Mark Crawford, në një intervistë për Vizion Plus thotë se shoqatat e biznesit i kanë dorëzuar ministrit të financave në një takim propozimet për ulje të tatimit mbi fitimin në 10% sërish dhe heqjen e progresivitetit të tatimi i pagave. Këto kërkesa Dhoma Amerikane do t?i bëjë sërish ne komisionet parlamentare.?Paketa fiskale nuk është diçka që është përgatitur sot, për atë ka një vit që punohet. Ne i bëmë që para një muaji propozimet tona për qeverinë, ishin 14 pika. Por tashmë drafti është miratuar në qeveri, ne do të bëjmë sa të mundemi që të ndryshojmë disa pika të paketës fiskale. ekonomia nuk rritet vetëm nëse rrit të ardhurat dhe taksat.?Craëford thotë se nëse do të ketë zhvillim ekonomia shqiptare kjo do të vijë vetëm nëse rriten investimet e huaja. Pikërisht për të mbështetur këtë argument ai kërkon taksa më të ulëta që Shqipëria të jetë konkurruese në rajon.?Ne kemi një rajon që ka taksën e sheshtë për bizneset, mjafton të shohësh Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Vërtet ne mund të jemi patriote, por paraja nuk njeh patriotizëm.?Për nismën e ndërmarrë nga qeveria për luftën ndaj informalitetit Craëford thotë:?Ne kemi një shprehje në Amerikë, që në dorë duhet të kesh edhe shkopin edhe karrotën. Nuk duhet të mbash vetëm shkopin në dorë, dhe të kërkosh ndihmë te polici por edhe ta bësh tjetrin me të mirë të paguajë detyrimet.?Tre taksat që do të rriten në 2015-ën janë ajo e qarkullimit, e cila do të japë efekt direkt te çmimi i karburanteve, tatimi për të ardhurat personale do të bëhet 15% nga 10 që është dhe akciza për duhanin do të rritet me 20 lek për paketë.

Share This Video


Download

  
Report form