http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd ditën e hënë, mediat serbe i cilësojnë skandaloze deklaratat e liderëve shqiptar në Luginën e Preshevës. Gazeta ?Kurir? shkruan se kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Musta dhe kreu i Kuvendit të Bujanovcit, Jonuz Musliu, janë duke e pritur Ramën si Kryeministrin e tyre. ?Kurir? citon Mustafën të ketë thënë se entuziazmi i popullit të Preshevës do të jetë i madh, sepse ato dëshirojnë që dëgjojnë mesazhin që do të përcjellë Edi Rama në sheshin kryesor, të cilin e konsiderojnë si Kryeministrin e tyre. Ndërkohë në të njëjtin shkrim, ?Kurir? shkruan se dhe Jonuz Muslim kreu i Kuvendit të Bujanovcit, po shfrytëzon vizitën e kreut të qeverisë shqiptare për t?i ushtruar presion qeverisë serbe që të njohë statusin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. E përditshmja serbe evidenton së më herët, Musliu ka kërkuar nga qeveria serbe të njohë dhe Referendumin e vitit 1992 që i jep të drejtë komunave serbe të bashkohen me Kosovën. Ndërkohe ?RTS? shkruan se para vizitës se Kryeministrit janë ndaluar tre persona që mund të krijonin ndonjë trazirë gjatë vizitës së tij.