Rama: PD, opozitë e dobët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzave te opozitës për çështjen Xhuvani, kryeministri Edi Rama ka vendosur tu përgjigjet nëpërmjet nje shënimi ne rrjetin social facebook. Me titullin ?ne vend te replikave me opoziten e munguar? lideri i maxhorances Rama ka theksuar se PD është sot opozita me e dobët dhe me e pabesueshme qe mbahet mend ne Shqipëri. ?Kanë ikur nga parlamenti me ca arsye të vajtueshme për partinë që lindi nga një rebelim studentor kundër komunizimit; që ka qeverisur vendin 13 vjet nga 24 që kemi në pluralizëm; që është partia e dytë më e madhe në Shqipëri. Janë mbyllur në Shtëpinë e Oficerëve e për fat të keq, i ka zënë sëmundja ngjitëse e asaj godine, ku izolimi nga shoqëria dhe fryrja butaforike janë simptomat më të qarta. Janë hapur në rrjetet sociale, ku janë shkrirë e bërë një me kategorinë e atyre që përdorimin e fjalëve të pista e jetojnë si shprehjen më domethënëse të trimërisë. Bubullojnë para çdo mikrofoni për gjëmat e hatatë që po i ndodhin orë e çast Shqipërisë, duke recituar me patetizëm luftarak ca deklarata që tek veshët e publikut mbërrijnë si zhurma e prodhuar nga njeriu prej overdozës së fasuleve. Dhe ah po, nuk harrojnë që në fund të çdo bubullime kësisoji të ftojnë shqiptarët në protesta!? Rama ka sqaruar se këtë shqetësim e ndan me publikun sepse ben pjese tek ata që besojnë se një opozitë e dobët është fatkeqësi për qeverinë dhe pa një opozitë të besueshme, mund të jetë shumë më e lehtë ta mbash pushtetin por është padyshim, shumë më e vështirë ta përdorësh atë deri në fund për të bërë në vijimësi gjërat e duhura.

Share This Video


Download

  
Report form