http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa opozita protestonte përpara zyrës se Kryeministrit Rama, ky i fundit ka tërhequr vëmendjen ne Facebook per diferencën mes protestave qe zhvillonte PS kur ishte ne opozite me ato te PD-se sot. Ndersa shoqëronte me pamje direkte tubimin e demokrateve, Rama risolli ne vëmendje 21 janarin:?Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti.?Sipas kryeministrit reformat e thella qe ka ndërmarrë qeveria e tij, kane sjelle qe te kete njerëz te pakënaqur dhe kjo është e natyrshme, por ato kane qene te nevojshme per te luftuar paligjshmërite, korrupsionin dhe sistemin e kalbëzuar te shtetit, te trashëguar nga e shkuara.?Prandaj s?mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësira të natyrshme. Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. S?ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.?Kryeministri ve ne dukje se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi, e cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu.?Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet?.