Kushtetuesja “rrëzon” Nishanin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për te dytën here brenda pak javësh, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Presidentit te republikës për pezullimin e nenit 7 te ligjit për KLD-ne, i cili e kufizon atë ne përcaktimin e kandidaturave për nënkryetar KLD-je. Tashmë Presidenti duhet të zgjidhte për nënkryetar një prej 3 anëtarëve të votuar nga kuvendi dhe jo një emër tjetër nga radhët e gjyqësorit. Kërkesa e pare ishte pezulluar ne 9 tetor ne momentin ku ishte dorëzuar edhe ankimimi, ndërsa e dyta u pezullua sot, ne seancën ku kjo Gjykate mori ne shqyrtim ankesën duke dëgjuar edhe palët ne proces. Juristja e presidencës Ledina Mandia pretendoi se ky kufizim qe i është bere presidentit është antikushtetues dhe si i tille duhet te shfuqizohet. Ndërsa përfaqësuesit e qeverise dhe kuvendit pretenduan te kundërtën. Sipas tyre nënkryetari i KLD-se duhet te jete me kohe te plote dhe zgjedhja e tij nga radhët e gjyqësorit do te prishte balancat ne KLD. Me herët, kjo Gjykate rrezoi edhe kërkesën e përfaqësuesit te kuvendit për te bashkuar ne një gjykim te gjitha ankesat e bëra per ligjin e KLD-se. Pas shkarkimit nga kuvendi, te dy anëtareve te KLD-se Lulzim Lelçaj dhe nënkryetarit Elvis Çefa, presidentit i duhet te zgjedhe nënkryetarin e ri, i cili ne baze te ligjit duhet te jete nga anëtaret e zgjedhur nga Kuvendi.

Share This Video


Download

  
Report form