Rregulla të forta në miniera - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka kërkuar qeverisë që të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të mos kemi më vdekje në minierat shqiptare. Duke iu referuar rastit të ndodhur ditën e dielë në minierën e Bulqizës ku humbi jetën një minator 47 vjeçar, Erjon Braçe ka kërkuar që të ashpërsohen rregullat dhe kontrolli për kompanitë që shfrytëzojnë nëntokën shqiptare, pasi minatorët punojnë në kushte ekstreme. Braçe i ka bërë këto kërkesa gjatë një raportimi që Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj po bënte në komision për të prezantuar ligjin për pensionin e minatorëve. Duke nisur nga 1 janari i vitit tjetër minatorët do të dalin 60 vjeç në pension, ndërsa gratë minatore 55 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form