http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një konflikt që ka përfunduar deri në përleshje fizike është shënuar mes ish-nënkryetarit të KLD-së Elvis Çefa dhe avokatit Ndue Pjetra, njëkohësisht kreu i shoqatës se avokateve antikorrupsion. Mësohet se konflikti ka degjeneruar edhe ne dhune fizike, ndërsa te dy i janë drejtuar organeve te rendit për te bere kallëzim. Te dy palët, pretendojnë te jene goditur nga pala tjetër. Sipas avokatit Ndue Pjetra debati kishte te bënte nje kallëzim qe ka bere ndaj Çefes dhe 13 gjyqtareve, shoqata e tij. I kontaktuar nga Vizion Plus, ish-nenkryetari i KLD-se pretendon se është goditur madje gjithë ngjarjen e konsideron si provokim te qëllimshëm. Edhe Çefa po përgatit kallëzimin me akuzën ?goditje për shkak te detyrës?. Përplasja mes tyre ka ndodhur ne nje ambient publik ne rruge, pranë zyrave te avokatit Pjetra, ndërkohë qe dëshmitaret e vetëm mësohet se janë 2 persona qe ishin ne shoqërinë e Elvis Çefes ne atë moment.