Shkarkimi i Elvis Çefes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e marte Komisioni i Ligjeve do te filloje procedurën per shkarkimin e nënkryetarit te KLD Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Komisioni i ligjeve ne kalendarin tre javor ka parashikuar qe mbledhja e 23 shtatorit te shqyrtoje kerkesen e 39 deputeteve te mazhorances per shkarkimin e 2 anëtareve te KLD. Edhe mbledhja e grupit parlamentar socialist është përqendruar tek çështja e Këshillit te Larte te Drejtësisë. Burime nga mbledhja e deputeteve socialiste bejne te ditur se çështja e KLD do te shqyrtohet te enjten nëse do te jete gati raporti i Komisionit te Ligjeve ne lidhje me 2 anëtaret Çefa dhe Lelçaj. Por ndërsa mazhoranca po nxiton te zgjidhe situatën ne Këshillin e Larte te Drejtësisë; edhe ne kampin tjetër demokratet jane vene ne lëvizje per te penguar shkarkimin e Elvis Çefes dhe Lulzim Lelçajt. Ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka dorëzuar sot ne Gjykatën Kushtetuese kërkesën per rrëzimin e ndryshimeve ne ligjin per KLD; fale te cilave mazhoranca krijoi kushtet e duhura ligjore per te kërkuar shkarkimin e Çefes dhe Lelçajt. Halimi ka kërkuar nje vendimmarrje te shpejte te Gjykatës Kushtetuese per çështjen e pezullimit te ligjit per te ndaluar kështu edhe iniciativën per shkarkimin e anëtareve te KLD. ?Gjykata Kushtetuese ka precedentë të saj kushtetues dhe të vendimmarrjes se në ato raste kur ligjet prekin kornizën kushtetuese të funksionimit të shtetit ligjor, mandatet e funksioneve kushtetuese, urdhëron në mënyrë të menjëhershme pezullimin dhe ne shpresojmë që ky pezullim të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohen pasoja të tilla të cilat mund të jenë të pariparueshme në të ardhmen për shtetin e së drejtës dhe funksionimin e demokracisë në Shqipëri?. Këshilli i Larte i Drejtësisë është rikthyer ne qendër te debatit juridik dhe politik, pasi padia e PD eshte e treta kërkese qe gjykata duhet te shqyrtoje kundër ndryshimeve ligjore qe hjyne ne fuqi ne 16 shtator.

Share This Video


Download

  
Report form