BB, 150 milion $ për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur rritjen e pensioneve dhe ndihmës për njerëzit me aftësi te kufizuara me qellim qe te përballojnë heqjen e fashës prej 300 kw te energjisë elektrike. Lajmin e beri publik vete kryeministri Edi Rama, cili tha se vendimi ka marre forme ligjore, pasi është miratuar nga qeveria dhe drafti është per diskutim ne kuvend. Këtë premtim, Rama e beri gjate firmosjes se huase prej 150 milion dollarë te dhëne nga Banka Botërore. Kjo shume do te përdoret per te rimëkëmbur sistemin energjetik, i cili aktualisht është i përfshire ne borxhe dhe del me humbje. Ndërsa përfaqësuesja e BB ne Tirane, tha se reformat qe po ndërmerr qeveria ne këtë sektor, parandalojnë një krize edhe me te madhe te këtij sistemi ne te ardhmen. Prej një jave, qeveria ka ndërmarrë një aksion për te mbledhur jo vetëm borxhet qe abonentët kane nder vite ndaj kompanisë se shpërndarjes, por edhe për te penalizuar me burg vjedhësit e energjisë, te cilët ne total i shkaktojnë buxhetit te shteti një humbje qe arrin ne 200 milion dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form