KESH, 5 milion euro import për 2 javët e para të janarit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korporata Elektroenergjetike ka nisur zyrtarisht importin e energjisë për vitin 2016-të. Vetëm për dy javët e para të janarit, KESH ka blerë energji në vlerën e 5 milion eurove me një çmim mesatar 60 euro për MËH, 12 euro më të lartë se çmimi i pikut në bursën Hungareze dhe 40% më shumë se ai mesatar. Vetë kompania që prodhon energjinë ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka hapur procedurat e tenderimit dhe ka blerë energji elektrike nga 10 kompani private, ku disa kanë dhënë çmim prej 53 eurosh për megavat, por ka edhe nga ato të cilat i kanë shitur energji me 63 euro megavatin. Situata e vështirë në kaskadën e Drinit e ka detyruar korporatën që të kryejë import që në ditët e para të vitit. Në fund të dhjetorit, qeveria rishikoi sërish buxhetin ku i dha KESH-it një fond mbështetës prej 2 milion eurosh, për të përballuar nevojat për energjinë, por me sa duket këto para nuk kanë mjaftuar. Njëkohësisht me KESH, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka organizuar një tjetër tender, ku ka blerë energji në sasinë e 11 milion eurove. Varësia që ka Shqipëria nga reshjet e shiut, po vijon t?i kushtojë shtetit miliona euro çdo vit.

Share This Video


Download

  
Report form