Diskutime për KLD, gjyqësorin e prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reformimi i Këshillit te Larte te Drejtësisë, konferencës gjyqësore si dhe prokurorisë e këshillit te prokurorisë, u diskutuan nga ekspertet ne panelin e dyte te tryezës per reformën ne drejtësi. Zëvendësministri i drejtësisë Arben Isaraj i quajti nevoje imediate ndryshimet qe duhet te përfshijnë këto institucione. Ai u ndal ne ligjin e KLD-se dhe këshillit te prokurorisë te cilet sipas tij do te kerkojne ndërhyrjen ne kushtetute. Sipas Isarajt per keto ndryshime janë duke u diskutuar dy variante.Pro ndryshimeve janë shprehur edhe përfaqësuesit e presidencës dhe opozitës, por sipas tyre ato duhet te garantojnë pavarësinë e institucioneve. Ne diskutime ishin te pranishëm dhe eksperte ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias dhe Euralius.

Share This Video


Download

  
Report form