Enkelejda Shkoza, rikthimi për Filarmoninë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe nga koha kur ajo emigroi drejt Italisë kane kaluar gati 20 vjet dhe sot Enkelejda Shkoza i përket atij brezi te artisteve lirike shqiptare, qe ja kane dale te jene te suksesshëm ne skenën ndërkombëtare. Pavarësisht agjendës, mezzo-sopranoja ka gjetur kohe t?i rikthehet Tiranës këto tre vitet e fundit. Mbrëmja e kësaj te enjte do ta gjeje ate ne sallën e madhe te Universitetit te Arteve. Duke folur per Vizion Plus, Shkoza tregon se ardhja ne Shqipëri është nje pagëzim qe ajo po i bën krijimit te Filarmonisë se Tiranës. Krijimi i kësaj Filarmonie vjen si nisme e Bashkisë se Tiranës, kryetari i se cilës ka pritur sot artisten. Ndërkohe, Per Arben Skënderin, qëllimi është punësimi i artisteve te rinj duke krijuar nje kalendar aktivitetesh kulturore, ku 30 perqind e asaj çka do luhet do te jete krijimtari shqiptare. Por pavarësisht mbështetjes qe mexo-sopranoja Shkoza i jep krijimit te kësaj trupe te re, ajo rrëfen se e sheh mjaft te kufizuar skenën lirike ne Shqipëri, pasi ajo përqendrohet vetëm ne Tirane. Me nje repertor pikant për këdo qe adhuron klasiken, ne koncert sillet Verdi, Moxart e Bize, me dirigjimin e francezit Zhan Mishel Ferran.

Share This Video


Download

  
Report form