Bushati: Të angazhuar për sigurinë në gjithë rajonin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është angazhuar përkrah koalicionit ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin që është një kërcënim edhe për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për televizioni amerikan CNN, numri një i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati thekson se Tirana zyrtare po punon ngushte me të gjithë vendet në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin ne Ballkan.?Ne jemi një shtet europian. Kemi një ndarje të qartë mes shtetit dhe fesë. Jemi një shoqëri ku të krishterët dhe muslimanët jetojnë së bashku në harmoni. Ne nuk ndihemi në rrezik pasi ky nuk është një fenomen shqiptar ose ballkanas, por për shkak të pozitës gjeografike rajoni ynë është pjesë e këtij risku. Nëse luftëtarët kthehen në vendin e tyre në shtete ku ka probleme etnike dhe fetare dhe ku siguria është e dobët ka një problem. Ne synojme të kontribuojmë për stabilitetin në rajon dhe jemi vënën në bashkëpunim të ngushtë me shtete të tjera në nivelin e agjencive ligjzbatuese, në shërbimet inteligjente dhe ky është dhe një rast ku ne testojmë aftësitë tona?.Ministri Bushati evidentoi faktin se lufta ndaj ISIS është një kauzë globale e cila nuk ka të bëjë fare me islamizmin dhe me një vend të caktuar, por me terrorizmin.

Share This Video


Download

  
Report form