Koka: Ligj dhe koncept i ri për mbetjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tarifa vjetore qe paguan çdo familje per pastrimin, pritet te rritet. Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroi se është ndryshuar me ligj mënyra e menaxhimit te mbetjeve nga njësite e qeverisjes vendore, duke futur parimin ndotësi paguan. Shqipëria prodhon 1 milionë ton mbetje ne vit, por per shkak te menaxhimit te keq te tyre nuk plotësohen as kapacitetet e te vetmit landfill me standarde, ne Bushat. Ne vend numërohen 65 vend-depozitime ne zonat urbane dhe 220 ne ato rurale. Per here te pare Shqipëria do te shfrytëzoje plehrat per te prodhuar energji elektrike, përmes nje impianti ekologjik që i kthen mbeturinat ne energji elektrike, me emrin inceneritorit. Ndërtimi i tij do te behet me koncesion ne landfillin e Elbasanit. Impianti do te shërbeje jo vetëm per te trajtuar 150 ton mbetje te këtij qarku, por do te zgjidhe edhe problemin e mbetjeve spitalore te gjithe vendit. Ndërkohë ministri Koka theksoi se Shqipëria do te vijoje me ndalimin e importit te mbetjeve nga jashtë.

Share This Video


Download

  
Report form