Braçe dhe Cani: Përzierja e naftës është krim! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koncesioni i markimit te karburantit rrezikon te anulohet. Tregu i hidrokarbureve mbetet kërcënimi kryesor jo vetëm për mjedisin, por edhe për buxhetet familjare, nga ndotja e madhe qe vjen si pasoje e naftës qe përdoret ne vend. Ministri i Financave Shkelqim Cani, duke folur ne Komisionin e Ekonomisë, tha se është ne fazën e negociatave me kompaninë koncesionare, puna e te cilës le për te dëshiruar ne treg. Gjate një debati me kreun e Komisionit Erjon Braçe, ky i fundit e cilësoi si një aktivitet kriminal faktin qe nafta qe konsumojmë ne Shqipëri, ende përzihet me elemente te tjera, çka dëmton rende mjedisin dhe automjetet. Qeveria paraardhëse miratoi koncesionin e markimit te karburanti per një periudhe 10-vjeçare, pa vendim parlamenti. Ky proces parashikon qe kompania fituese te shënjoje naftën qe hidhet ne treg nëpërmjet ngjyrosjes, qe ta beje atë te dallueshme nga nafta jo cilësore. Por kjo kontrate hasi ne debate te forta, pasi ky proces rriti kostot e kompanive tregtuese, te cilat përkthen ne çmime me te shtrenjta për konsumatorin.

Share This Video


Download

  
Report form