http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtrihet në të gjithë vendin aksioni i Operatorit të Shpërndarjes kundër abuzuesve të energjisë elektrike. Vetëm në Fier dhe në Vlorë në 24 orët e fundit janë arrestuar 4 pronarë biznesesh të cilët janë kapur në flagrancë për vjedhje të energjisë. Por jo vetëm, sipas drejtorit rajonal të këtij institucioni, pritet shoqërimi edhe i rreth 79 abonentëve të tjerë me aktivitet biznesi për veprën penale të vjedhjes në Fier dhe 150 të tjerë në qytetin e Vlorës. Lista e abuzuesve të energjisë në Fier shkon në mbi 130 abonentë, 70% e të cilëve janë biznese dhe OSHEE i ka paditur në prokurori për vjedhje, lidhje të paligjshme, cenim të sistemit të matjes dhe fatura të papaguara.Edhe në rrethin e Durrësit numri i lartë i debitorëve e ka detyruar taskë-forcën të ndërmarrë një aksion për prerjen e energjisë elektrike në zonën e Shijakut. Borxhi që debitorët e Shijakut kanë karshi OSHEE në Durrës bashkë me kamatëvonesat shkon në 87 milionë lekë të rinj. Ndërsa në qytetin e Durrësit në listën e debitorëve ka persona që kanë shuma nga 4,5 deri ne 10 milion lekë të vjetra pa paguar prej vitesh.