Preshevë, përgatitje për Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Burime nga Presheva bëjnë te ditur detaje mbi përgatitjet qe po bëhen ne kryeqendrën e shqiptareve ne Serbi ne lidhje me vizitën e Kryeministri Rama ditën e enjten. Ne sheshin Liria ku Rama do t?i flasë shqiptareve te Serbisë do te instalohen ekrane te mëdhenj led dhe një skenografi e nisur posaçërisht nga Tirana për te mundësuar komunikim sa me te drejtpërdrejt me qytetaret shqiptare ne Serbi. Për te gjitha këto detaje te përgatitjes, mësohet se qeveria shqiptare ne 24 orët e fundit ka vene ne dijeni për çdo hap qeverinë serbe. Burimet konfirmojnë rreth 15 nota zyrtare me informacione të nisura nga Tirana zyrtare që po kujdeset vetë për çdo detaj të agjendës në Luginën e Preshevës, ndërkohë mësohet se nga ana e palës serbe nuk ka asnjë përgjigje. Shkak i heshtjes se deri tanishme mund te jete pikërisht mungesa e vendimit të Beogradit për të konfirmuar ftesën zyrtare ndaj delegacionit zyrtar. Ndërkohë agjenda e zbardhur nga Vizion Plus një ditë më parë parashikon gjithë vizitën deri në detaj. Veç daljes në sheshin ?Liria?, e fjalimit në podium janë parashikuar dhe disa minuta takime me pjesëmarrësit. Madje kryeministri Rama dhe delegacioni do të ecin në këmbë deri te materniteti i financuar pjesërisht nga Qeveria shqiptare për të pare gjendjen e qendrës spitalore. Me delegacioni do të niset për restorantin ?Rozafa? rrugës për në Bujanovc ku do të drekojë me personalitetet e politike vendore. Në Bujanovc është parashikuar një ndalesë në shkollën e mesme ?Shezai Surroi? ku do të ketë një bashkëbisedim të lirë midis Kryeministrit dhe disa arsimtarëve e nxënësve. Në fund agjenda mbyllet me një vizitë të shkurtër ne fabrikën ?Protex? dhe delegacioni niset për në pikën kufitare serbo-kosovare të Konculit.

Share This Video


Download

  
Report form