http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama ka planifikuar qe te shkoje ne Presheve, gjate vizitës se tij dy ditore ne Serbi. Edi Rama parashikon qe te enjten te jete ne kryeqendrën e shqiptareve ne serbi si dhe ne Bujanovc. Draft-Axhenda e siguruar nga Vizion Plus, iu është paraqitur autoriteteve serbe ne orën 16:10 minuta te se enjtes nga ambasadori ynë ne Beograd Ilir Bocka. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se të mërkurën e 22 tetorit, delegacioni i Tiranës do të pritet me ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit nga një autoritet i lartë i qeverisë serbe. Në orën 11:00 kryeministri do të pritet nga homologu Vuçiç në Pallatin Serbia, me të cilin do të bisedojë kokë më kokë, takim që do të pasohet nga ai i dy delegacioneve.Në mesditë ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Bushati dhe Daçiç do të nënshkruajnë disa marrëveshje, ndërsa gjysmë ore më vonë, dy kryeministrat mbajnë konferencë për mediat. Po në Pallatin Serbia, kryeministri Rama takohet edhe me Presidentin serb Tomislav Nikoliç, për të vijuar më pas me takimin me kryetaren e Asamblesë Kombëtare serbe në godinën e Skupshtinës. Pasdite, është parashikuar mbajtja e një forumi me temë ?Bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë, ku marrin pjesë intelektualë, biznesmenë, politikanë, diplomatë dhe njerëz të mediave. Ndërsa më vonë, në 19:30, zoti Rama do te pritet nga kryetari i Bashkisë së Beogradit Sinisha Mali, i cili do t?i dorëzojë kryeministrit çelësat e qytetit. Para darkës zyrtare, mbrëmja do të rezervojë për kreun e qeverisë tonë edhe një shëtitje ne kembe në qytet, gjatë së cilës pritet të vendosë një tufë me lule në memorialin e Dimitrije Tucoviç, aktivistit dhe politikanit të njohur serb të fillim shekullit XX, i cili luftoi për të drejtat e njerëzve në Serbi. Dita e dytë e vizitës së Edi Ramës në Serbi i kushtohet Luginës së Preshevës, ku jetojnë shqiptarët. Pas takimit me krerët vendorë, zoti Rama do të mbajë një fjalim në sheshin qendror të Preshevës e më pas do të ecë në këmbë, ku do të takohet edhe me qytetarë. Ndërsa më pas do të vizitojë edhe maternitetin e financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare.Më pas zoti Rama udhëton drejt Bujanovcit, qytetit tjetër të Luginës, ku takohet me zyrtarët lokalë, si dhe do të vizitojë edhe një shkollë të mesme. Kryeministri do të largohet në rrugë tokësore nga Serbia pasditen e së enjtes përmes pikës doganore të Konculit.