Paloka, akuza mazhorances - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane përdorur mungesën e ftesës për ne Asamblenë e Përgjithshme te Unionit Nderparlamentar, për te akuzuar mazhorancen se kërkon eliminimin e opozitës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka sqaruar se në këtë Union Shqipëria përfaqësohet me delegacionin e saj të përhershëm parlamentar që përbëhet nga përfaqësues të mazhorances dhe opozitës, si të gjithë delegacionet e tjera që përfaqësojnë Parlamentin Shqiptar në Parlamentin Evropian, Këshillin e Europës apo OSBE, por deputetet demokrate janë përjashtuar nga kreu i Kuvendit Meta nga ky aktivitet.?Opozita as nuk u njoftua për aktivitetin e rëndësishëm të IPU, por në fshehtësi të plote, sikur të ishte pronar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka urdhëruar ngritjen e një delegacioni sipas dëshirës së tij.Me këtë akt, Kryetari i Parlamentit Shqiptar, i cili publikisht shfaqet si predikuesi më i madh i bashkëpunimit me opozitën, vërteton dhe një herë se bashkë me Ramën, është arkitekt kryesor në dhunimin e vazhdueshëm të të drejtave të opozitës në Parlament?.Rama e Meta, qartazi po kërkojnë eliminimin e opozitës, eliminimin e demokracisë në Shqipëri dhe vendosjen e një sistemi ku edhe opozitën ta emërojnë dhe përcaktojnë ata vetë, duke i hapur përfundimisht rrugën vendosjes së sundimit të oligarkisë së krimit në Shqipëri.Ndërkohe vete kreu i kuvendit Ilir Meta ka sqaruar se deputetet e PD prej muajsh kane bojkotuar çdo aktivitet te kësaj natyre, ndaj dhe nuk janë ftuar. Por Meta ka theksuar se i ka dhëne urdhër administratës qe opozita te përfshihet edhe ne këtë takim.

Share This Video


Download

  
Report form