Sëmuret dëshmitari i mbrojtur në gjyqin “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Po behet pothuajse e pamundur dhënia e dëshmisë se personit kyç te Prokurorisë ne gjyqin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.Pas shume shtyrjeve për shkak te humbjes se kontakteve sot dëshmitari i mbrojtur Fatmir Vladi, është paraqitur ne Gjykatën e Krimeve te Renda për t?u përballur me personin qe ai deklaron se e ka pare duke qëlluar mbi kryekomisarin. Por një defekt teknik na aparaturat qe do te mundësonin videokonferencën nga njëra salle ne tjetrën ndërprerë procesin, për te rifilluar rreth orës 12:30. Por burime nga brenda seancës bëjnë me dije se dëshmia nuk mund te jepej, dhe kjo për shkak te gjendjes shëndetësore te dëshmitarit, i cili ka pretenduar se nuk ndihej mire. Kaq ka mjaftuar qe seanca te shtyhet per javën qe vjen, ndërsa avokatet e Arben Frrokut nuk kane preferuar te bëjnë asnjë koment. Dëshmia e Vladit konsiderohet si vendimtare per procesin qe po zhvillohet prej një viti ne Gjykatën e Krimeve te Renda pasi ai është i vetmi qe ka deklaruar se ka pare autoret e krimit. Prej pak muajsh vladi ka fituar statusin e dëshmitarit te mbrojtur, por zbulimi i identitetit te tij nga i pandehuri Arben Frroku ne seance duket se e ka vene ne vështirësi Prokurorinë. Por megjithëse tashme Vladi eshte i njohur Gjykata vazhdon te zhvilloje procesin me dyer te mbyllura duke ruajtur sigurinë e tij. Më herët Arben Frroku, me anë të një letre drejtuar mediave ka pretenduar se arrestimi i tij është bërë pasi ai kishte nisur aktivitetin politik në veri të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form