Be: Reformë në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në sistemin e drejtësisë shihet si element kyç nga Bashkimi Europian dhe është një prej pesë kritereve për çeljen e negociatave të vendit tonë.Rëndësia e kësaj reforme theksohet edhe në përfundimet e tryezës së katërt të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt këtë të hënë në Tiranë.?Komisioneri Fyle përsëriti rëndësinë e forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Komisioneri mirëpriti marrëveshjen mes Presidentit dhe ministrit të Drejtësisë për organizimin e një konference kombëtare për sistemin e drejtësisë në tetor.Komisioneri theksoi se reforma në drejtësi është themelore për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit e korrupsionit.?Sipas përfundimeve që dolën nga ky takim, konferenca kombëtare e 6 tetorit do të ofrojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe në të do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias. Në pikat e dokumentit nënvizohet se deri në finalizimin e reformës, Shqipëria duhet të përpiqet për një punë cilësore dhe pa vonesa në organe si Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese, zyra e Prokurorisë së Përgjithshme, Konferenca Gjyqësore.Gjithashtu, thuhet se vendi ynë duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të cilat janë dhënë këshillime në nëntor të 2013-ës në këtë lëm.Ndër masat që duhen marrë mbeten ato për zbatimin e ligjit për administratën publike, lufta kundër korrupsionit dhe ajo ndaj krimit të organizuar.Komisioni Europian ka shprehur gatishmërinë për të vijuar mbështejten ndaj Shqipërisë në përpjekjet për reforma me ekspertë dhe ndihmë financiare.Ndërsa pala shqiptare është angazhuar një një dialog politik të qëndrueshëm dhe dobiprurës mes qeverisë dhe opozitës, që është jetësor për procesin e reformave.

Share This Video


Download

  
Report form