Reforma në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjegjësinë për një sistem drejtësie të dështuar e shikon tek politika. Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të posaçëm parlamentar, e vlerëson reformën në drejtësi si jetike. Opozita, thotë ai ka të gjitha hapësirat për t?u bërë palë në reformë, por mazhoranca nuk do ta presë në pafundësi.?Konsensusi është padyshim një karakteristikë të cilën ne synojmë të ketë ky proces. Por, nga ana tjetër konsensusi për hir të konsensusit është i dëmshëm. Konsensusi duhet t?i shërbejë reformës dhe jo reformat ë sakrifikohet për hir të konsensusit. Ne kuptojmë shumë mirë rëndësinë e një bashkëpunimi të hapur dhe konkret pozitë-opozitë në këtë proces si një nevojë për të pasur një reformë të qëndrueshme në kohë dhe në vlera. Por e rëndësishme është cilësia e këtij bashkëpunimi dhe jo bashkëpunimi vetëm për hir të bashkëpunimit.?Reforma në drejtësi pritet të prekë mbi 40 ligje, sqaroi Xhafaj. Ai pranoi se funksionimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të preket direkt nga reforma. Ndërkohë që la të hapur mundësinë e ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.Ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, do t?i japin më shumë peshë prokurorëve të bazës. Kryekomisioneri bëri me dije ngritjen e një strukture të posaçme, për luftën kundër korrupsionit. Politika vetëm do të jetë certifikuesja e reformës në sistemin e drejtësisë, tha kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar. Ai shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm se do të jetë një rrugë e jo e lehtë, me sfida të mëdha dhe një proces i rrethuar me skepticizëm, por edhe me kundërshtarë.

Share This Video


Download

  
Report form