Shembet monumenti në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra e Kavajës nuk do të ketë më si simbol të saj ?Obeliskun e Demokracisë? i njohur ndryshe edhe si monumenti i dy gishtave. Prishja e tij nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do t?i hape rrugë zbatimit të projektit të bashkisë për rikonceptimin e sheshit. Me një fond prej 200 milionë lekësh bashkia ka parashikuar rehabilitimin e lulishtes dhe shëtitores ?Josif Buda?. Prej disa muajsh INUK ka nisur prishjen e të gjitha objekteve që do të preken nga ky projekt. Të pyetur nga Vizion Plus se përse nuk u mor nje vendim për zhvendosjen e këtij objekti, bashkia e kavajas deklaron se kjo gjë ishte e pamundur teknikisht pasi i gjithë monumenti ishte i derdhur ne beton. Por, hedhja në tokë e monumentit të demokracisë nga fadromat e INUK ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Kreu i grupit parlamentar të demokrateve e ka cilësuar këtë veprim si provokim të Edi Ramës për të ndezur fitilat e një revolte popullore. Ky monument konsiderohej si simbol i demokracisë dhe u vendos në qendër të qytetit të Kavajës, në nderim të lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri, e cila u zhvillua më 25 dhe 26 mars 1990. Autori i kësaj vepre është piktori Musa Qarri.

Share This Video


Download

  
Report form