Reagimi i deputetëve Ndreu, Ndoka dhe Veliaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e ngritur nga Prokuroria janë cilësuar te pabazuara nga deputetet socialistë dhe demokrate. Për Vizion Plus deputeti i PS Pjerin Ndreu i ka hedhur poshtë akuzat për dhune ndaj demokratit Gent Strazimiri, por ka theksuar se do te prese qe drejtësia te zbardhe këtë çështje. Edhe socialisti Arben Ndoka ka preferuar t?ia leje ketë çështje drejtësisë. Ndërkohe qe ligjvënësi i PD Astrit Veliaj ka deklaruar për Vizion Plus se akuzat per ndërtim pa leje janë te pabaza dhe ai disponon te gjitha dokumentet per ta provuar pafajësinë e tij. Po kush janë 3 deputetet e pare te kësaj legjislature qe janë nen akuze? Astrit Veliaj e ka mandatin e pare si deputet. Veliaj ka kandiduar me herët me Partinë Republikane, por nuk fitoi. Ne 2013 ai ishte kandidati i dyte ne listën e PD për qarkun e Beratit. Veliaj është biznesmen ne fushën e ndërtimit, por eshte edhe president i Universitetit UFO. Pjerin Ndreu gjithashtu e ka mandatin e pare si deputet, ai u zgjodh ne qarkun e Tiranës nga lista e PS, me heret ai ka pasur nje karriere te gjate ne radhët e policisë se shtetit. Rishtas në kuvend është edhe Arben Ndoka deputet i qarkut e Lezhës, por emri i tij ka qene me i përfoluri nga opozita gjate këtij viti. Ndoka hyri ne kuvend vetëm pasi 2 gra te Partisë Socialiste vendosen te lene mandatin e deputetes; moment ky qe shkaktoi debate te ashpra ne seance; pasi sipas PD dorëheqjes kishin ardhur si presion i vete Ndokes. Pas 10 korrikut kur ndaj deputetit Strazimiri u ushtrua dhune; demokratet publikuan dokumente se Ndoka kishte qene i dënuar ne Itali për prostitucion duke kërkuar reagim nga kryeministri Rama. Ndoka ka mbajtur poste drejtuese edhe gjate qeverisjes se Berishës, ai ka qene drejtor i drejtorisë së Ekzekutimit në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe drejtor i drejtorisë teknike po në INUK, nga vitet 2010 deri në vitin 2013.

Share This Video


Download

  
Report form