Shuhet aktorja Besa Imami - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besa Imami, aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit, u shua kete te hënë në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Imami, me një karrierë më shumë se 69 vjeçare në aktrim, ka në repertorin e saj mbi 100 role. Ajo do të mbahet mend nga publiku në rolin e Donika Kastriotit, në filmin ?Skëndërbeu?. Për herë të fundit artistja mori duartrokitjet e publikut, pas interpretimit ne filmin ?Eduart? në vitin 2006, ku debutoi në rolin e një gruaje myslimane. Besa Imami lindi në qytetin e Gjakoves në vitin 1928 dhe e filloi punën si aktore në vitin 1945. Ajo është vlerësuar me titullin ?Artiste e merituar?, ?Nderi i skenës shqiptare? në qytetin e lindjes në Gjakovë dhe me disa çmime te tjera. Homazhet e aktores u mbajtën ne Teatrin Kombëtar, aty ku besa kaloi pjesën më të madhe të jetës. Ngushëllimet per ndarjen e aktores nga jeta i ka shprehur edhe Presidenti Bujar Nishani ?Besa do mbahet mend gjithmonë, se e vuri qenien e jetës së saj në shërbim të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke u bërë një nga figurat më të shquara në këto dy gjini artistike?. Ndërsa kryeministri Edi Rama me ane te nje postimi ne ?Twitter? nënvizon: ?Besa Imami ishte edhe nje nga hijet e larta te kohes se vjeter kur me Arturin i shijonim byrekun e i degjonim kritikat!i lehte i qofte dheu!?

Share This Video


Download

  
Report form