http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drita Pelingu, aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit, u shua ketë te mërkure në moshën 87-vjeçare. Sëmundja e rende nga e cila vuante por edhe vitet mbi supe e kishin shtyre shpesh aktoren e mbi 150 roleve ne teatër dhe kinema te deklaronte mbas çdo roli se kjo do te ishte performance e saj e fundit. Pelingu u ngjit për here te fundit ne skenën e Teatrit Kombëtar ne fundmajin e një viti me pare me "Përjetësisht dashuria". Pjesa e cila u shkua ne vitin 2003 nga Mihal Luarasi, posaçërisht për Pelingun. Por ky është vetëm nje nga te shumtat role te aktores, e cila ka një karriere skenike 60-vjeçare. Tana, Njeriu me top , Kur hidheshin themelet , Vajzat me kordele te kuqe, Radiostacioni, Pertej mureve te gurta, Fjale pa fund, Shpresa, janë disa nga filmat e ruajtur ne arkivin e kinematografisë shqiptare ku aktorja interpretoj me mjeshtëri . E lindur ne qytetin e Vlorës ne 1926 Pelingu është vlerësuar me një sere çmimesh për shkak te kontributit te saj.