http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në vitet 94-97 Kristan Luniku, ka pak rëndësi nëse guvernatori i ri do të jetë i huaj apo shqiptar. Sipas tij, e rëndësishme është që të zgjidhet një person me përvojë të gjatë. Duke folur për ?Zërin e Amerikës?, zgjedhja e tij nuk është çështje konkursi, por besueshmërie, duke pasur parasysh brishtësinë e postit. Sipas Lunikut, përgjegjësia për vjedhjen bie mbi gjithë zinxhirin drejtues te Bankës së Shqipërisë. Ish-guvernatori shton se përfshirja e politikës në diskutimet për këtë çështje është e pashmangshme. Parlamenti, sipas tij, duhet të marrë përsipër adresimin e situatës. Në fund, zoti Kristaq Luniku hedh poshtë mundësinë e rikthimit të tij në krye të Bankës së Shqipërisë.