http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i ri i Bankës se Shqipërisë do te jete një ekspert i spikatur ne këtë fushe. Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Ministri i Financave Shkelqim Cani ka pohuar për zgjedhjen e një figure te tille. Nga Burreli ku ishte i pranishëm per inspektimin e investimeve ne këtë zone, ministri Cani tha se nuk ka rendësi nëse guvernatori i ri është nje shtetas i huaj apo shqiptar. E rëndësishme, sipas tij, është qe drejtuesi i ri qe do te emërohet, te dije te beje punën. Me tej ne deklaratën e tij Cani tha se arrestimi i guvernatorit Fullani nuk ndikon ne stabilitetin financiar te familjeve shqiptare, e per rrjedhoje as te ekonomisë. Javën qe vjen pritet te nise procesi i ftesave te eksperteve bankar qe punojnë ne institucionet ndërkombëtare për te gjetur edhe emrin e ri qe do te drejtoje Bankën Qendrore.