http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si partnere e përgjegjshme e NATO-s Shqipëria është e gatshme të veprojë kudo dhe kurdo. Këtë deklaratë ka dhënë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes së përbashkët me britanikët ?Albanian Lion 14? në Kepin e Palit në Durrës. Stërvitja ?Luani Shqiptar? po zhvillohet në kohë të brishtë për sigurinë e kontinentit europian. Shqipëria ka dënuar prej fillimit agresivitetin e Rusisë dhe iu është bashkuar pozicionimit të aleateve. Terrorizmi dhe fundamentalizmi po kapërcejnë çdo limit. Shqipëria veproi shpejt duke mbështetur qeverinë e Irakut. Ne kemi trguar se jemi të gatshëm të veprojmë kurdo e kudo si partner të përgjegjshëm. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke vlerësuar këtë stërvitje tha se do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë që bashkëpunime të tilla të garantohen edhe në të ardhmen. Stërvitja ?Albanian Lion 14? fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë rreth 600 trupa