Risitë e Teatrit Eksperimental - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi tre muaj nga ndryshimi zyrtar i emrit dhe emërimi i drejtorit te ri, ish-Teatri Kombëtar i Komedisë, sot Teatri Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? ka prezantuar funksionin dhe repertorin e tij. Kiço Londo shprehet se thelbi i asaj çka publiku do te ndjeke do te jete nje laborator i risive. Madje nen petkun e emërtimit Teatër Eksperimental, do te këtë disa mini eksperimente. E thene ndryshe brenda këtij institucioni do te funksionoje edhe Teatri per Fëmije, per Adoleshente, shkolla e Teatrit Eksperimental si dhe teatër per oratorinë. Pa trupe fikse, por me kontrata deri ne 1 vjecare dhe me nje bord artistik qe përbehet vetëm nga femra, duket se Londo pavarësisht repertorit te përcaktuar me vepra klasike si Shekspir apo Çehov thotë se asgjë s?do te jete tradicionale. Shfaqja e pare e Teatrit Eksperimental do te jete nje vepër per fëmijë ne 11 Tetor, e ndërkohe qe ne ndërtese vijojnë ndërhyrjet fizike, përfshi ketu edhe vënien ne funksion te pishinës te cilën Londo pretendon t?ja ktheje qytetareve si nje ambient me funksion publik.

Share This Video


Download

  
Report form