Hetim dhunës në stadium - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bilanci i dhunës fizike të ndodhur një ditë më parë në stadiumin e Shkodrës përveç shijes së hidhur dhe plagosjeve të shumta është shoqëruar me arrestimet e personave agresorë. 13 të rinj tifozë të Tiranës dhe Vllaznisë u arrestuan në flagrancë nga forcat e rendit në Shkodër ndërsa 41 të tjerë, pjesa më e madhe nga kryeqytetit po ndiqen në gjendje të lirë. Pamjet filmike nga ?Loro Boriçi? e kanë çuar policinë edhe në identifikimin e tifozit që goditi me sende të forta Refik Halili, Presidentin e klubit të Tiranës. Ai është 22-vjeçari Maringlen Burreli i cili është shpallur në kërkim. Fatmirësisht pas plagëve të marra nga stolat dhe mjetet e tjera të dhunë së ushtruar, pesë efektivët e policisë dhe tre të miturit, pas kurimit, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit e dy skuadrave qe ishin ne fushe kane replikuar duke akuzuar tifozerite reciproke per gjestet e dhunës. Për drejtuesit e klubit Vllaznia kjo nuk është një ngjarje e re, një situatë e tillë ka mbizotëruar edhe në ndeshjen e muajit prill mes dy skuadrave nga tifozët në Tiranë. Sipas tyre përpara ndeshjes u morën të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen e saj. Por kjo gjë nuk pranohet nga KF Tirana e cila ka deklaruar se shfaqja e shëmtuar në stadium erdhi si pasojë e dështimit të masave të marra nga organizatorët e takimit. Madje ata shkojnë më tej duke akuzuar edhe forcat e rendit për dhunë të ushtruar pa shkak ndaj tifozëve të Tiranës. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen se deri ku do të shkojnë masat e marra nga strukturat më të larta sportive, policore apo edhe vetë qeveria. Për kryeministrin Edi Rama stadiumet në Shqipëri nuk mund të jenë më pengu i barbarëve. Përmes një postimi në Facebook Rama ka shkruar se ?Do bashkëpunojmë ngushtë me FSHF për t?i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës?.

Share This Video


Download

  
Report form