http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është nje mozaik i krijuar posaçërisht për vizitën e kreut te Vatikanit ne Shqipëri. Piktori elbasanas Gezim Llalla ka menduar ta shprehe ne ketë vepër urimin e mirëseardhjes për Papa Françeskun. Ne mozaik shpaloset një gur me nje kryq, qe sipas Llalles tregon lidhjen e hershme të Shqipërisë me këtë besim fetar, ndërsa guri simbolizon gratë e Zadrimës në Mirditë te njohura për lidhjen e tyre te forte me katolicizmin. Piktori kërkon që ky punim artistik të shihet si nje mesazh per paqe midis feve. Mozaiku do ti jepet si dhurate Papa Françeskut gjate vizitës se tij ne Tirane ne 21 shtator.