Dëshmi në Prokurori nga Milo, Kule e Civici - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas arrestimit te ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe ish-kryeinspektores Elivar Golemi, Prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimet për skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekeve ne thesar, me pyetjen e anëtareve te tjerë te këshillit mbikëqyrës. Kete te hënë i pari që ka mbërritur në prokurori rreth orës 10:30 ishte anëtari Petraq Milo, i cili ka dhënë dëshminë e tij per mese dy ore. Pasi ka dale nga organi i akuzës, Zoti Milo nuk pranoi te fliste. Anëtari tjetër i bordit mbikëqyrës, Dhori Kule është paraqitur në prokurori rreth ore 12:00. Ne listën e personave qe do te japin dëshminë e tyre është edhe Ardian Civili. Të tre anëtarët merren në pyetje nga prokurori i çështjes Ramandan Troci, i cili i ka thirrur ata në cilësinë e personave që kanë dijeni për zhdukjen e 713 milion lekëve nga drejtoria e thesarit. Ndërkohë që guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni do të merret në pyetje nga prokuroria ditën e nesërme. E ndersa Gjykata ka lene ne burg Fullanin dhe Golemin, prokuroria me dëshmitë e reja synon te zbuloje personat e tjere përgjegjës per vjedhjen. Pjese e hetimit qe ende nuk ka përfunduar eshte gjithashtu dhe destinacioni i mbi 7 milionë dollareve te vjedhura nga Ardian Bitraj.

Share This Video


Download

  
Report form