Festohet 10-vjetori i LSI-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 10-vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është menduar një mënyrë e re për ta festuar këtë ditë. Pa festa, pritje apo koktej, përfaqësuesit kryesor të partisë janë fokusuar te akti i veprimtarive sociale.?Sot me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në radhë të parë do të doja të përshëndesja dhe të uroja gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike dhe në mënyrë të veçantë do të falënderoja dhe të gjithë anëtarët e LSI-së, të LRI-së, të cilët sot janë përfshirë jo vetëm këtu në kryeqytet, por edhe në të gjithë vendin në një aksion të gjithanshëm në ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve, të të moshuarve, të komuniteteve të caktuara, duke treguar një përgjegjësi të lartë sociale?.Si pjesë të aktiviteteve kryetari Ilir Meta ka zgjedhur të vizitojë shtëpinë e jetimeve ?Zyber Hallulli? dhe qendrën e zhvillimit ?Pellumbas? ku anëtaret e LSI-së dhe LRI-së kane dhëne ndihmën e tyre ne përmirësimin e këtyre ambienteve, duke i pastruar, lyer e rikontruktuar. LSI u themelua ne 6 shtator 2004 si një parti e majte. Ne vitin 2009 bën koalicion me partine demokratike, koalicion i cili do te merrte 1 prill 2013,duke i hapur rruge kështu koalicionit qe LSI bën me pas me Partine Socialiste ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ndërkohë qe urimet për 10-vjetorin e LSI-së nuk kane munguar as nga Kryeministri Rama. Ai shkruan ne Facebook ?Urime partnereve e miqve te LSI për 10-vjetorin e krijimit qe festojnë sot?.

Share This Video


Download

  
Report form