http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Integrimit merr nismën per te ngritur Këshillin kombëtar te Integrimit. Drafti i hartuar per këtë qellim do te diskutohet te hënën ne Komision Integrimit por, paraprakisht i është paraqitur deputeteve, në draft janë propozuar dy bashkëkryetarë, Arta Dade Nga PS-ja dhe Majlinda Bregu nga PD-ja. Por qe ne këtë pikë opozita ka kundërshtuar me argumentin se standardet europiane detyrojnë qeverinë t?ia japë drejtimin Partisë Demokratike. Të gjitha vendet që e kanë ngritur këtë këshill kanë zgjedhur si kryetar një përfaqësues të opozitës, ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. Qeveria të mos shpikë gjëra të patestuara. Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu akuzon mazhorancën se është mësuar të dhunojë opozitën prandaj sipas saj ka pak shpresa të tërhiqen edhe ne këtë rast nga modeli që kanë zgjidhur për të mënjanuar opozitën.