5 orë debate, mbyllet mbledhja e Këshillit Politik! PD kundër për listat, Rama nuk tërhiqet

Report TV 2020-08-02

Views 0

TIRANE-Prej orës 11:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama. Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë tashmë në tryezën e Këshillit Politik. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij është sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare është kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Presidenti Meta, Lulzim Basha dhe Kryemadhi nuk pranuan ftesën e Edi Ramës për t'u ulur përballë në tryezën e Këshillit Politik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS