http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vepra qe qëndron prej me shume se nje viti ne qendër te Tiranës, e titulluar ?Postbllok? është dëmtuar ne nje nga pjesët e saj. Denoncimi është bere paraditen e te hënës nga dy autoret e veprës, Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja, te cilët kane deklaruar se vepra qe përkujton periudhën komuniste është demtuar me qellim. Ata hedhin dyshime se thyerja e xhamit te temperuar qe rrethon bunkerin është nje akt i politik per shkak se vendi ku është vendosur monumenti prej kohesh eshte kthyer ne nje zone ku ish te burgosurit e periudhës komuniste kane zhvilluar protestat e tyre. Pas denoncimit publik te artisteve prane vepres kane ardhur dhe forcat e rendit. ?Postbllok? përbehet nga tre pjese; bunkeri, nje cope nga muri i Berlinit dhuruar bashkisë se Tiranës nga kryeqyteti gjerman si dhe pjese nga minierat qe ndodheshin ne burgun e Spacit.