Pogradec, shtohen turistët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I freskët, i qete dhe çlodhës. Pas disa ditësh te zhurmshme ne bregdet, Pogradeci konsiderohet vendi i përshtatshëm per te kaluar nje pjese te pushimeve pranë liqenit te Ohrit. Edhe këtë vit qyteti juglindor ka tërhequr mjaft turist te cilët i gjen kudo, përgjatë bregut te liqenit, ne baret përreth e deri ne vendet me te veçanta te Pogradecit si Driloni e Tushemishti. Tashme qyteti juglindor është pjese e paketave qe ofrojnë agjencitë e ndryshme. E si çdo vend turistik edhe Pogradeci dallohet per kuzhinën e tij karakteristike. Tava e koranit është tipike e zonës dhe me e kërkuara nga pushuesit ne restorantet e zonës. Rritjen e numrit te pushuesve ne qytetin juglindor, krye bashkiaku i Pogradecit Artan Shkëmbi i?a dedikon cilësisë se shërbimit, çmimeve konkurruese dhe investimeve te shumta te bëra ne infrastrukture. Prej vitesh Pogradeci, nuk është me qyteti qe preferohet vetëm nga familjaret. Edhe rinia ka gjetur ne këtë zone turistike mënyra te ndryshme argëtimi.

Share This Video


Download

  
Report form