http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhima edhe këtë vit është ne vëmendjen e pushuesve, ndërsa hotelet e resortet e zonës kanë shtuar shërbimet për këtë vit duke futur si pjesë të tyre dhe vendet e posaçme për kamping çka ka ngjallur interesin e turistëve të huaj .
Turistë italianë, gjermanë, anglezë të cilët kanë zgjedhur Vlorën nuk kane preferuar dhomat e hotelit por kamperat.
Vij nga Holanda, kam ardhur se bashku me familjen dhe është hera e pare qe vij këtu. Ato qe me lënë me shume mbresa ne Shqipëri janë njerëzit e mire te sjellshëm, ambienti i bukur. Do te qëndroje ne kamp 3 netë. Është një kamping i mrekullueshëm. Me pëlqen plazhi dhe njerëzit këtu.
Jam nga Italia dhe vij për here te pare .Vend i bukur dhe njerëz shume te dashur, do te kthehem përsëri.
Vij nga Berlini, Gjermania dhe është hera e pare qe vij ne Shqipëri . Është shume bukur. Ardhja ime është një rastësi. Isha duke lëvizur rreth vendit dhe ndalova ne jug sepse për ne veri ishte një rruge e gjate dhe ndalova këtu dhe zbulova Vlorën. Me pëlqen ky kamp është shume bukur këtu. Jam këtu me gruan time.Te huajt nuk ngurojnë te shprehin veç vlerësimeve edhe kritikat veçanërisht për ndotjen e ambientit.
Vij nga Italia, është e para here qe vij. Njerëzit janë shume mikpritës dhe kampingu këtu është i bukur. E vetmja gjë qe nuk shkon janë mbeturinat rreth e rrotull plazhit. E pashe këtë vend ne internet dhe me pas nga shokët e vajzës sime dhe zgjodha te vij këtu ne Shqipëri. Kemi qene fillimisht ne Ksamil dhe me pas do te shkojmë ne Shkodër.
Turistet e huaj shprehen të sigurt që do t?ja rekomandojnë bregdetin e Vlorës miqve te tyre.