http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me përjashtim te Dorian Çollakut, te 16 te arrestuarit e tjerë per vjedhjen ne Bankën e Shqipërisë, nuk shkojnë me tej se detyrat e specialisteve apo inventarizuesve te parave. Por, edhe pse ne këto vende pune, asnjë nga ta nuk ka denoncuar vjedhjen pavarësisht se sipas akuzues per shkak te procedurave te përditshme ka qene e pamundur te mos ju binte ne sy mungesa e lekeve. I vetmi qe pranon vjedhjen pa implikuar te tjerë është Ardian Bitraj. Shtate te arrestuarit e fundit nje dite me pare kishin si detyre pikërisht numërimin e lekeve. Ne asnjë nga raportet e firmosura prej tyre gjate viteve te fundit nuk ekzistojnë shënime per mungesa ne arka. Ndërkohë, me masën arrest me burg janë gjykuar 7 ish-punonjësit e pare te arrestuar per vjedhjen e e 713 milionë lekeve ne banke. Te gjithë kane mohuar dijeninë mbi skandalin, madje nje pjese kane pretenduar se nuk e njihnin mire rregulloren e bankës, edhe pse punonin aty prej vitesh dhe ishin përgjegjës per sigurinë e milionave lekeve. Dhimitër Davidi ishte vëzhgues-operator, pranë Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes. Detyra e tij ishte te mbikëqyrte kamerat e sigurisë, por ne asnjë rast ai nuk ka vërejtur probleme apo lëvizje te dyshimta. Myzejene Belba, ishte specialiste e Arkës Stok, duke mbajtur nje kopje te tre çelësave qe duheshin per te hyre ne magazinën e lekeve. Pikërisht kopjen e saj ajo ja kishte lëne Ardian Bitrajt, personi qe ka marre persiper vjedhjen. Kolegu i saj Lavdim Canaj akuzohet se nuk e ka mbajtur kopjen e celsave qe kishte ne ngarkim. Petrit Ramohitaj përgjegjës i Arkës në Veprim, nuk ka bere asnjë kontroll per gjendjen e saj. E njëjta akuze vlen edhe per Liljana Tushen, me detyrë specialiste e Arkës në Veprim. Ndërsa, Bashkim Xhilaga, shefin i e arkës se stokut ne veprim, ka lejuar shkeljet e rregullores nga vartësit. Klevis Bejtaj nipi i Ardian Bitrajt, është personi qe ka shërbyer si transportues i parave pasi ato nxirreshin nga banka. Mimoza Bruzia kolege e bitrajt nuk ka denoncuar vjedhjen, duke pretenduar se nuk kishte dijeni mbi te. I vetmi qe mban nje post disi me te larte, se keta persona është ish-drejtori i emisionit Dorian Çollaku. Edhe pse u vete dorëzua pas flete-arrestit ai pretendon se nuk ka asnjë fakt qe ta implikoje ne ngjarje. Ai akuzohet per shpërdorim detyre, per mos nxjerrje te akteve nënligjore, rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e departamentit te tij. Megjithatë fakti qe asnjë nga te arrestuarit me përjashtim te Bitraj qe ka pranuar fajin, nuk ka vene re mungesën e lekeve ne banke le hije dyshimi. Bazuar mbi detyrat e tyre te përditshme ata duhet te ishin te paret qe te kuptonin se sasi te mëdha lekësh po dilnin jashtë institucionit, nëse do te respektonin minimalisht rregullat e shkruara per sigurinë e Bankës se Shqipërisë. Aktualisht Banka e Shqipërisë është nje institucion me 17 punonjës te arrestuar, por asnjë ndikim ne zinxhirin drej...