Braçe: Numërimi i plote i parave, detyrim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe bën përgjegjës guvernatorin Fullani për ngritjen e vonuar të Komitetit të Auditit në bankë. Sipas deputetit Braçe, formimi i një strukture e cila kontrollon mënyrën se si bëhet auditi i jashtëm dhe i brendshëm i bankës së shtetit ka qënë një kërkesë e FMN-së që prej vitit 2006 dhe po ashtu edhe e vetë inspektorit të përgjithshëm. Braçe thotë se gjatë raportimit me dyer të mbyllura që guvernatori i Bankës së Shqipërisë pati në komisionin e ekonomisë ka thënë se kontrolli i kolive të parave bëhej vetëm për 5% të shumës dhe jo për të gjithë stokun e lekëve. Sipas variantit që dha guvernatori, kjo bëhej në bazë të standardeve të Bankës Qendore Europiane, por në fakt një rregullore e bankës e vitit 2006 sanksionon inventarizimin fizik të çdo kolie. Një ditë më parë në bazë të kësaj rregulloreje të gjetur, prokuroria ka arrestuar edhe 7 punonjës të tjerë të bankës qendrore të cilët punonin pranë degës së thesarit. të gjithë këta persona kanë akuzohen se nuk kanë bërë detyrën për të kontrolluar fizikisht arkën e bankës.

Share This Video


Download

  
Report form