http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje skene e përsëritur per sytë tane, por këtë here pak me ndryshe se c`jemi mësuar te shohim kontrollet per ligjin antiduhan. Dy dite pas hyrjes ne fuqi te ligjit, inspektoret ne te gjithë vendin kane nisur fillimisht fushatën informuese dhe krijimin e nje database per te gjithë lokalet, administratoret dhe pronaret e tyre. Ne kontrollin e dyte ne këto subjekte nisin gjobat për mosvendosje te tabelave informuese apo kapje te pirjes se duhanit ne ambiente te brendshme te lokaleve. Një pjese e tyre i kishin marre tashme masat dhe reagimet ishin këto.Edhe klientët duket janë bindur ligjit, edhe pse jane pak skeptike per zbatimin e tij. Gjobitja e duhanpirësit është risia e këtij ligji. Inspektoret do t?i kërkojnë atij kartën e identitetit dhe përmes nje procesverbali behet pagesa prej 5 mije leke. Ne rast refuzimi personit i mbahet karta dhe njoftohet policia. Por, për drejtorin e Inspektoratit Shëndetësor te Tiranës, Gjergji Koja, kryesore është qe ligji te zbatohet nga vete pronaret, duke mos lejuar pirjen ne lokale. Ndërsa, drejtuesit e ministrisë e kane nisur punën nga institucionet shëndetësore qe do te jene te parat ne kontrolle. Ligji antiduhan ka rreth 8 vjet qe është miratuar ne Shqipëri, por zbatimi i tij deri tani ka zgjatur me periudha jo me te gjata se nje muaj, aq sa edhe vete fushatat e inspektimeve ne terren.