http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne njoftimin zyrtar theksohet se ky vendim eshte marre pas një analize të gjerë me ekspertë të pushtetit lokal. Sipas kreut te shtetit ka rezultuar se ky proces nuk eshte aspak transparent, dhe presidenti sqaron se cdo ndryshim duhet te marr miratimin e qytetareve. Edhe pse ndaj bindjen se reforma e ndarjes administrativo-territoriale është e vonuar pasi e konsideroj atë si një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keq zbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Ligji i ri per reformën territoriale parashikon reduktimin e njësive vendore ne 61, ndërkohe qe shoqata e komunave te djathta pas nje takimi ne presidence kësaj jave ka deklaruar se kërkon kërkuar shtim te 28 te tjerave. Kjo kerkese është nje arsye me shume e renditur nga presidenti per kthimin e ligjit.Sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ligji per reformën territoriale u miratua ne kuvend ne seancen e fundit plenare per kete sesion ne daten 31 korrik. Ai parashikon reduktimin e njësive vendore ne 61, ndërkohë qe shoqata e komunave ka kërkuar rritje te numrit te tyre. Një dite me pare ne nje konference per mediat kryeministri Edi Rama paralajmëroi se te gjitha dekretet e presidentit do te miraohen pa asnje ndryshim nga kuvendi, pavarësisht nga argumentet me te cilat kthehen pasi deri tani kreu i shtetit ka folur vetem me zërin e Partise Demokratike.