Protesta te tregu “Dinamo”, policia bllokon kamionët me mallra - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka kaluar gati një muaj nga vendimi i prere dhe pa kthim i 9 institucioneve përgjegjëse per mbylljen e dy tregjeve ne Tirane, tregtarët kanë kërkuar sërish që tregu ku ata punojnë mos të mbyllet. Ne orët e para te mëngjesit, tregtaret e ish-uzinës Dinamo kane tentuar të bllokojnë rrugën, duke u përleshur me policinë, pasi ata kanë bllokuar kamionët me produktet që ata shesin. Tregtarët refuzojnë te zhvendosen nga ky ambient pasi largësia do tu shkaktoje deme financiare dhe ulje te klienteles. Gjatë kësaj proteste ata i kanë bërë thirrje kryeministri Rama dhe kreut të bashkisë Basha të tërhiqen nga vendimi i tyre për këtë treg. Për ta kjo nuk është ?rilindja? që ata prisnin dhe se kryeministri Rama duhet të mbajë premtimet e ?rilindjes?ndërsa, i kanë bërë thirrje ministrit Tahiri të heqë censurën policore. Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protestat deri sa ky vendim të hidhet poshtë. Ndërkohë, mësohet se policia ka rrethuar tregun dhe nuk lejon futjen e kamionëve me mallra brenda tregut.

Share This Video


Download

  
Report form