http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk cenohet nga virusi ?Ebola? dhe deri tani nuk ka asnjë person te prekur. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka siguruar se personat qe vijnë nga Afrika, kryesisht ne rruge ajrore, i nënshtrohen një kontrolli te imtesishem nga aeroportet e vendeve transit. Deri tani, virusi ?Ebola? ka shkaktuar mbi 1 mije viktima ne vendet e Afrikës. Referuar te dhënave te Organizatës Botërore te Shëndetësisë, virusi vdekjeprurës nuk ka hyre ne kontinentin evropian. Ndërkohë gjate një inspektimi ne qendrën shëndetësore ne Doganën e Kapshticës, Ministri Beqaj deklaroi se ambulancat e përkohshme do te qëndrojnë te hapura deri ne mbyllje te sezonit turistik. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë po sheh mundësinë për funksionimin e këtyre qendrave edhe ne kohe festash kur lëvizjet ne kufi janë te mëdha