“Nëpunësi civil”, nis zbatimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aplikimet për pune ne administratën shtetërore janë te hapura përsëri, pas pezullimit 5-mujor për shkak te ligji te ri te nëpunësit civil. Kjo kohe sipas Drejtores se Departamentit te Administratës Publike, ishte e nevojshme për shkak se shërbeu qe ligji te implementohej ne mënyre korrekte ne 150 institucionet e administratës. Tashmë vendet e lira ne administratën shtetërore do te publikohen ne faqen zyrtare te departamentit te administratës publike. Ligji i nëpunësit civil shkaktoi debat mes maxhorances dhe opozitës, pasi me konsensusin e majit te vitit 2013, ky ligj duhet te hynte ne fuqi ne 1 tetor te vitit te shkuar. Por qeveria Rama e shtyu me 6 muaj këtë ligj me argumentin se nuk ishte përgatitur asnjë akt nënligjor dhe nuk ishte parashikuar asnjë kosto financiare nga buxheti i shtetit. Pas 6 muajsh ligji për nëpunësin civil u miratua nga këshilli i ministrave edhe pse pa konsensusin e opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form