http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i qeverise për dorëzimin e numrave IMEI, ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e përgjimit te celulareve, duke cenuar kështu privatësinë e qytetareve. Por ekspertet ndajnë mendime te ndryshme. Sokol Dollani, thotë se publikimi i numrit identifikues te celularit, marka dhe lloji, siç përcaktohet, krijon hapësira për kontroll te autorizuar dhe te paautorizuar te përmbajtjes se bisedave ne Facebook Viber, What?s up si dhe fotove. Krahas IMEI-t shtetasi shqiptar e ka per detyre te regjistroje llojin dhe marken e telefonit, gjë qe le vend për abuzim. Sepse me ane te programeve kompjuterike qofshin ne tregun e zi, apo normal, persona te autorizuar apo te paautorizuar mund te jene ne gjendje te cenojnë te drejtën e individit, duke hyre me ane te këtyre programeve kompjuterike ne përmbajtje. Nga ana tjetër, eksperti per Teknologjinë dhe Informacionin ne Ministrinë e Inovacionit shprehet se me regjistrimin e numrave IMEI, nuk ka asnjë rrezik te cenimit te privatësisë se individit. E vetmja pjese ne te cilën ekspertet bëhen bashke është se me regjistrimin e numrave IMEI, behet e mundur identifikimi i vendndodhjes se çdo personi ne çdo kohe. Vendimi i qeverise parashikon qe te gjitha te dhenat e qytetareve te kalojnë pranë Ministrisë se Financave. Aty mund te kenë akses doganat tatimet, policia, shërbimet sekrete, gjykatat dhe prokuroria, vetëm me autorizim te Ministrit te Financave.