http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i qeverise qe detyron kompanitë celulare te dorëzojnë numrin IMEI te abonentëve përfundon ne Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike ka dorëzuar padinë ne këtë Gjykate, duke pretenduar se ky hap cenon rende privatësinë e qytetareve. Ne një postim ne Facebook, Deputeti demokrat Eduart Halimi ka sqaruar se urdhri i Rames është antikushtetues dhe ka kërkuar pezullimin e tij nga Gjykata. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, Viber, Facebook, Whatsapp, Bbm, Numer telefoni të regjistruar, foto, pra gjithçka private që ndodhet në aparatin celular të një individi. Urdhri i Rames, per te përgjuar komunikimet elektronike dhe korespodencen personale te gjithkujt, është antieuropian, dhe shkon ne drejtim te vendeve me tendenca oligarkike, ku çdo gjë private, përfshirë edhe të dhënat rreth personit, konsiderohen shtetërore, dhe mund të përdoren pa kurrfarë kufizimi. Sipas opozitës, ky urdhër do duhej te pezullohej sa me pare nga Gjykata ne mënyre qe te mos sjelle pasoja te pariparueshme për funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve.