Berisha justifikon Fullanin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nuk mbrojmë në mënyrë absolute asnjë person në asnjë rrethanë. Të jeni të sigurt se deri tani Ardian Fullani nuk ka kërkuar asnjë lloj mbrojtje asnjë lloj mbështetje. Për hir të ruajtjes së stabilitetit bankar ne nuk vërsulemi siç sulej në tërbim Edi Rama ndaj bankave dhe bënte thirrje për tërheqje të kursimeve. Aty nuk kanë humbur kursime aty se banka e shtetit ka mekanizma të tjerë. Por paratë e qytetarëve kanë humbur. Se nuk i ka të vetat paratë kjo Bankë. Kështu që kursimet vazhdojnë të kursehen dhe plotësisht të rikuperueshme. Berisha ka hequr paralele mes vjedhjes e bankës dhe asaj te floririt ne Kërrabe mese një dekade me pare, duke kërkuar rihetimin e çështjes. Por kur vjen fjala për Fullanin, Berisha është treguar serish i kujdesshëm, kur është pyetur nëse opozita do te votoje pro një nisme për shkarkimin e tij. Nëse nisma do të ishte plotësisht jopolitike, do ta mbështesja, por një nismë politike nuk e mbështes kurrë. Kjo është e prerë, Parlamenti deri sot ka marrë vendime politike, ndaj dhe kjo ka qenë vështirësia më seriozë, një nismë poltike e kupolës së mafies shqiptare në Parlament nuk mund të mbështetet kurrë, sepse kreu i Meduzës është Rama, se të gjitha këto që bëjnë vendime për arsimin e kanë lidhjen se këta janë një kupolë njerëzish të bërë miliarderë duke vjedhur dhe tani godasin të varfërit në shkollimin e fëmijëve. Ish-Kryeministri ka reaguar edhe ndaj regjistrimit te procedimit penal nga ana e Prokurorisë për marrëveshjen e kufirit detar me Greqine duke u shprehur i hapur per çdo hetim pasi sipas tij janë zbatuar te gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form